I riu Endrit Azemi u arrestua si i dyshuar për mashtrim, pasi kishte kërkuar ndihmë financiare nga qytetarët me pretendime që është i sëmurë nga leukemia akute.
Sipas raportimeve për të janë dhënë donacione rreth 90 mijë euro, madje në kërkim të donacioneve kishte fushata edhe në sheshin e Gjilanit.
Reporteri ka publikuar një video sesi njerëzit kanë shkuar tek shtëpia e tij dhe po kërkojmë kthimin e donacioneve. /Gazeta Express