Naim Bazaj, kandidat për kryetar të Drenasit i cili u arrestua dje, nën dyshimet për “detyrim” dhe “prezantim të rremë”, është liruar për në shtëpi.
Kështu ka bërë të ditur avokati i Bazajt, Naim Rudari.
“Naim Bazaj SHKON në shtëpi.
Pretendimet fillestare e ngarkesa e rëndë ndaj tij, shpejt ZBEHEN në Gjykatë!!!”, ka shkruar Rudari në Facebook.
Ndryshe, Bazajt gjatë kontrollës i ishin gjetur edhe shtatë armë zjarri, 290 fishekë, një telefon mobil dhe një kontratë.