Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > U aksidentua pasditen e së shtunës, humb jetën 28-vjeçari

U aksidentua pasditen e së shtunës, humb jetën 28-vjeçari

Ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së diele Arbnor Jupolli, i cili ishte aksidentuar pasditen e së shtunës në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës si dhe familjarët e të ndjerit.

Zëdhënësja e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi se lajmi atyre iu është kumtuar nga Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK).

“Sot rreth orës 03:30 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë këmbësori A. J. 28 vjeç. Bëhet fjalë për këmbësorin cili u aksidentua me datën 31 dhjetor 2022, rreth orës 17:00, në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa, edhe familjarët e 28-vjeçarit të ndjerë, përmes postimeve në rrjete sociale, lajmëruan se varrimi do të bëhet të dielën në ora 16:00.

Arbnor Jupolli ishte nga fshati Shajkoc i Komunës së Podujevës dhe do të varroset në vendlindjen e tij. /TV Arbëria

Themes by WordPress