Një person ka vdekur dje në QKUK, pas lëndimeve të rënda të pësuara në një aksident trafiku.
I ndjeri ishte aksidentuar më 12 korrik në qytetin e Vushtrrisë.
“Me datë 29.07.2025 viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK si pasojë e aksidentit në trafik ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin trupi i pa jetë u lirohet familjarëve.”, ka njoftuar Policia.