Shkruan: Fahri Xharra
I shkruar vetëm një shekull e gjysmë pas “La Vulgata-s”, përkthimi latin i Biblës sipas Shën Jeronimit të Eusebit, Kodiku i Purpurt i Beratit është një dorëshkrim me rëndësi historike për fillimet e letërsisë biblike. Sipas dijetarëve bibliologë dhe paleografë, duke iu referuar teknikës së shkrimit, është një dorëshkrim jo më i vonshëm se shekulli i 6-të pas Krishtit. Ai është një ndër katër kodikët më të vjetër në gjithë botën. Bashkëkohës me dorëshkrime të tilla të famshme si “Petropolitaus”, “Vindeobone-usis” e “Sinopencis”, “Kodiku i Purpurt i Beratit” renditet në themelet e letërsisë kishtare të ritit lindor.
Studiuesi francez Pjer Batiffoli, gjatë vizitës nëpër kishat e Beratit në vitin 1865 mbeti i mahnitur nga zbulimi i disa Kodikëve të vjetër kishtarë. Nga Kodikët më të njohur, për të cilët na flet Batiffoli është Codex purpurus Beratius, vepër e shek. VI-të si dhe Codex aureus Anthimi që i përket shekullit të IX-të. Por si u bë e mundur që ky Kodik të mbërrinte deri në ditët tona?
Atdheu ynë, Shqipëria gjithmonë ka qenë në fokusin e pushtimeve nga armiqtë e ndryshëm. Luftrat e panumërta sillnin gjithnjë me vete përndjekje e shkatërrime si edhe grabitjen e vlerave kulturore.
Në vitin 1356 serbët dogjën Beratin, që ishte një nga qendrat kryesore të zhvillimit të arbërit dhe të Kishës Orthodhokse. Pikërisht në këtë situatë të vështirë, meshtari Skuripeqi së bashku me murgun Theodhulos ngarkuan në 27 thasë Kodikët e Shenjtë kishtarë dhe i fshehën, me qëllim që kultura Shqiptare të mos dëmtohej dhe grabitej e që ky komb të mos mbetej pa traditë e histori. (30) Gjatë Luftës së I-rë botërore austriakët që pushtuan Beratin dhe rrethinat e tij përdorën të gjitha mjetet, që nga premtimet joshëse dhe deri tek kërcënimet kundër epitropëve të kalasë, për të treguar vendin e fshehtë.
Te shtojmë edhe këte: “Kodiku i Purpurt i Beratit” dhe “Kodiku i Artë i Anthimit” (“Beratinus-2”, shekulli i 9-të pas Krishtit) ishin dy prej veprave që gjendeshin në listat e objekteve të shpallur “në kërkim” në periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Kleri, këshilli kishtar (sinodi), patriarkët dhe populli besimtar i Beratit, të cilëve iu kërkua dorëzimi i menjëhershëm i dy kodikëve, vendosën të bëjnë çdo sakrificë dhe të mos e tregojnë vendndodhjen e tyre, në çfarëdo rrethane. Ato u fshehën në grykën e një pusi, në një arkë metalike. Për një kohë, në vitet që pasuan, “Beratinus-1” dhe “Beratinus-2” konsideroheshin të zhdukur. U rizbuluan në kishën e kalasë së qytetit në vitin 1968, në një gjendje tejet të dëmtuar.
Kështu që këto vepra të shenjta mbijetuan në sajë të njerëzve shpresëtarë e patriotë të Kishës sonë. Kjo histori e thjeshtë por heroike është përsëritur sa e sa herë nëpër shekuj, ku të huaj të tjerë herë nën petkun e mikut e herë nën kërcënimin e armëve, u përpoqën t’i grabisin këto thesare të popullit tonë. E në të gjitha këto raste, shpresëtaria e popullit orthodhoks i ka dalë për zot duke i ruajtur si dritën e syve këta libra të shenjtë, ashtu siç ka ruajtur edhe thesaret e tjera që përbëjnë identitetin tonë kombëtar.
Teksti i “Codex Purpureus Beratinus” është shkruar në stilin antik scripta-continuae, domethënë pa ndarje të fjalëve nga njëra-tjetra, pa thekse dhe shenja të tjera të veçimit të fjalëve. Ai është vendosur në një sfond që përmban zemra të stilizuara. Në brendësi të zemrave që zbukurojnë fletën gjenden motive floreale – trandafila tripetalesh (lilan).
(Vetëm këto vite të fundit Beratinus po fiton njohjen ndërkombëtare, duke hyrë dhe në “Kujtesën e Botës” si dëshmi e krishterimit të hershëm në Shqipëri,. Çfarë mund “të rregullonte” në këtë kontekst imazhi i ekzistencës së një dorëshkrimi të rrallë? e pyeten Prof. Dr. Shaban Sinanin
“Ka dy vështrime mbi besimin e një populli. Vertikalisht shqiptarët janë një prej popujve më të krishterë të botës. Nuk besoj të ketë as në Greqi, as në Itali, në Romën e dikurshme, peshkopë që në vitin 56. Në këtë vit kemi në Durrës peshkopin Caesar. Po të hapim vëllimin e 8 të Illyricum Sacrum, në Durrës ka peshkop që në vitin 56. Është një prej vendeve që është ungjillizuar në kohën e apostujve. Nuk dua të bëj krahasime, por shumë popuj të tjerë janë ungjillizuar 7-8 shekuj më vonë. Ungjillizim në periudhën e krishtërimit të hershëm kanë pasur grekët, shqiptarët, romakët, latinët dhe thuhet se krishtërim të hershëm ka pasur dhe në Spanjë. Në vende të tjera të Rajonit krishtërimi fillon pas shek.5-6. Vetë fakti që nëpër hapësirën shqiptare janë zhvilluar aq e aq kryqëzata tregon se në këtë vend që ishte krishtëruar kalonin popuj të cilët për të marrë, si të thuash, pagëzimin si të krishterë udhëtonin prej Britanisë siç është rasti i Rikard Zemërluanit, deri në Jeruzalem që të bëheshin të krishterë.
Mund të thuhet që Illyricum-i ishte për 15 shekuj i krishterë, prej shek.I-XV. Nuk ka qenë një popull i krishterë për modë, për solidaritet. Ka qenë një popull që ka kontribute të përveçme në krishtërimin e hershëm.Nxori Shën Jeronimin që i dha Perëndimit të parin përkthim të Biblës në latinisht, “La Vulgata”, është populli që nxori Shën Niketën e Dardanisë që kompozoi të parën lutje të krishtërimit “Te deum laudeamus”-Ty Zot të lavdërojmë, që vazhdon të jetë kryelutje, një popull që dha martirë dhe shenjtorë, shën Cezari dhe shën Ashti në Durrës, që e përjetoi në mënyrë aktive krishtërimin e hershëm, megjithëse në këtë periudhë ishte një krishtërim ilegal. Nuk kishte dalë akoma Dekreti i së dielës, i vitit 321 që shpallte ditën e diel si ditë të Zotit dhe krishtërimin si fe të njerëzimit.( Shaban Sinani )” )
“Rrethanat historike shpjegojnë islamizimin e një pjese të madhe të shqiptarëve pas shek.XV-XVI që nuk duhet marrë si një dukuri që përfaqëson një devijim, sikur ka ndodhur një deformim, si ndonjë hata në botën shqiptare. Por nëse do të kërkohet në thellësinë e besimit të shqiptarëve, gjithkund do të dalë shtresa e krishterë. Malësorët e Shqipërisë së veriut festojnë Shën Gjergjin, Shën Mërinë, Shën Gjonin, Shën Markun. Në faltoren e Shna Nout në Milot, kanë shkuar dhe shkojnë të krishterë e myslimanë për të shprehur lutjen dhe vullnetin e tyre, për të çliruar besimin e shërimit apo tejkalimit të vështirësive, pra thjesht për devocion.”
Komiteti Nderkombetar Konsultativ i UNESCO-s i perbere ga shume eksperte te botes ka regjistruar para dy dites ne mbledhjen e tyre ne Lijiang te Kines “Dy Kodiket e Beratit” ne regjistrin e “Kujteses se Botes (“Memoire du Monde”) si vlera unikale te njerëzimit dhe qe mbrohen tashme nga UNESCO. Duke ndjekur shembullin e Butrintit, te regjistruar ne vitin 1991 ne Listen e Trashegimise Boterore (per monumentet)- janë tashme kodikët shqiptare qe regjistrohen si “monumente te kultures boterore”. Dy kodiket e Beratit, Beratinus 1 dhe Beratinus 2 jane regjistruar keshtu ne listen e UNESCO-s, krahas dhe dokumenteve te tjere te rralle dhe vlerave kulturore te paperseriteshme te vendeve te tjera te botes si Kina, me Listen e Arte te Dinastise perandorake Qing, Amerika me Kozmografia sipas Ptolemeut dhe Amerigo Vespuci, Franca me Filmat e Lumièreve, Greqia me Himnin Olimpik, Norvegjia me Dokumentet e Ekspedites se Amundsenit, Libani me Alfabetin fenician, Belgjika me Biblioteken e Dukeve te Burgonjes, etj. Regjistrimi i dy Kodikeve te famshëm te Beratit është padyshim një nxitje për ti propozuar UNESCO-s vlera te tjera qe duhen regjistruar ne fondin e arte te saj.
Programi “Kujtesa e Botes” (“Mémoire du Monde”) dhe krijimi i nje regjistri për vlerat me te vyera te njerëzimit ne fushën dokumentare, është ngritur nga UNESCO, qe ne vitin 1992. Deri me sot janë regjistruar me dhjetëra koleksione e fonde dokumentare. Vetëm para pak vjetësh ishin regjistruar 33 koleksione te propozuara nga vende te ndryshme te botes, ku Benin pjese dhe Bibla e Gutenbergut, Koleksionet sonore te arkivit te Vienës, Ditari i anijes eksploruese te James Cook, Kujtimet e Kanalit te Suezit, Kurani i Othman-it, ne Uzbekistan, etj. Ne vitin 2003, ky numër arriti ne 91 koleksione te regjistruara, nga 45 vende anëtare te UNESCO. Ne regjistrin e UNESCO-s eshte regjistruar dhe libri me i vjetër i shtypur ne bote, ne Korenë e Jugut. Është fjala për nje vëllim te dyte te librit te titulluar Antologjia e mësimeve zen te priftërinjve te shquar budiste, i shtypur ne korrik te vitit 1377, ne tempullin Cheongju. Deri para pak vitesh, si botim i pare i njerezimit mbahej Bibla e Gutenbergut, por kjo tashme është e vërtetë vetëm ne kuadrin evropian.
Postimi i Plotë i Fahri Xharra në Facebook