Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti: Në Pranverën e vitit 1999, Serbia po realizonte planin gjenocidal ‘’Patkoi’’, për shfarosjen e popullsisë shqiptare

Kurti: Në Pranverën e vitit 1999, Serbia po realizonte planin gjenocidal ‘’Patkoi’’, për shfarosjen e popullsisë shqiptare

Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti, përmes postimit në facebook ka kujtuar përvjetorin e masakrës se 26 Marsit, të Krushës se Madhe dhe Krushës se Vogël.

Kurti, ka shkruar se forcat serbe atë ditë kishin vrarë 243 civilë shqiptarë në Krushën e      Madhe dhe 113 në Krushën e Vogël.

’Në orët e hershme të mëngjesit të 26 marsit, tanket serbe rrethuan oborrin e familjes Berisha në Suharekë. I dëbuan familjarët nga shtëpitë dhe i çuan në një kafene. Pastaj hapën zjarr. Hodhën edhe eksplozive. Forcat serbe aty i vranë 48 anëtarë të familjes Berisha, përfshirë 11 fëmijë. Mes tyre, Dorentinën 3 vjeҫare, Ismetin 2 vjeҫar, ndërsa Eroni dhe Redoni ishin vetëm 1 vjeҫ. Trupat e tyre u dërguan në varrezë masive në Batajnicë, afër Beogradit. Kësaj masakre i mbijetuan vetëm Shyhrete Berisha dhe Vjollca me të birin, Gramoz Berisha”, thotë ai.

”Po atë mëngjes, forcat serbe e sulmuan fshatin Padalishtë të Skenderajt, duke masakruar 19 anëtarë të familjes Imeraj, nga mosha 2 deri 76 vjeçe. Në mesin e tyre 11 gra dhe pesë fëmijë. Në Landovicë të Prizrenit, më 26 mars 1999, u vranë 23 banorë të këtij fshati dhe fshatrave tjerë, përfshirë gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë. Në mbrëmje, në qytetin e Gjakovës, në një shtëpi në rrugën “Ymer Grezda”, ka shtuar Kurti.

Ai deklaron se këto janë dëshmi të gjenocidit të Serbisë, që me forcat policore e ushtarake u përpoqën të shfarosin shqiptarët në Kosovë.

Mes tjerash ai thekson se si institucione të Republikës, janë të përkushtuar që brezi aktual i fëmijëve dhe brezat e ardhshëm që s’kanë lindur ende, të mos kalojnë nëpër këto vuajtje që i kaluam ne.
/TV Arbëria