Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Tym i Bardhë në Vatikan, kardinalët kanë zgjedhur Papën e ri

Tym i Bardhë në Vatikan, kardinalët kanë zgjedhur Papën e ri

Kardinalët kanë zgjedhur Papën e ri në Vatikan, shkruan The Guardian.

Tym i bardhë doli nga oxhaku i Kapelës Sistine, duke treguar se një papë i ri është zgjedhur në Vatikan.

Çka pritet të ndodh tani?

Pasi të zgjidhet papa, dekani i Kolegjit të Kardinalëve e pyet atë: “A e pranoni zgjedhjen tuaj kanonike si pontifi suprem?”

Nëse ai pranon, duhet të vendosë emrin e tij papnor. Kardinalët pastaj do t’i zotohen për besnikëri papës së ri.

Më pas, ai do të çojë në Dhomën ngjitur të Lotëve, ku do të ndërrojë veshjen e tij të kuqe të kardinalit me rrobën e bardhë papnore. Zakonisht, rrobat papnore përgatiten më herët në madhësi të vogël, të mesme dhe të madhe.

Këtë herë mendohet se Vatikani po riciklon rrobat e përdorura në konklavat e mëparshme.

Papa i ri pastaj shoqërohet në ballkonin kryesor të Bazilikës së Shën Pjetrit për të përshëndetur turmat, ku do të shqiptohen fjalët e famshme: “Habemus Papam” (Kemi një Papë).