Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > TV Arbëria raportoi ekskluzivisht për rastin, reagon kryetari i Skenderajt pas dyshimeve për shantazhim ndaj tij

TV Arbëria raportoi ekskluzivisht për rastin, reagon kryetari i Skenderajt pas dyshimeve për shantazhim ndaj tij

“Zotohem para jush se as nuk frikësohem e as nuk shantazhohem kundrejt askujt!”.

Kështu është deklaruar kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura pas arrestimit të personit i cili dyshohet se e shantazhoi.

Lidhur me rastin në fjalë TV Arbëria ka raportuar ekskluzivisht sot në mëngjes.

LEXO EDHE:

Plani i dështuar për shantazh e çoi në burg pronarin e një portali, po i kërkonte viktimës 10 mijë euro

“Me keqardhje ndaj të gjithëve që janë ndjerë të shqetësuar nga lajmet e sotme ku u apostrofua emri im, lidhur me përpjekjet e një grushti shantazhuesish (brenda të cilit mund të ketë figura me përgjegjësi publike) të lidhur për një qëllimi të përbashkët kriminal – material dhe politik, sot filluan të përfundojnë në pranga të policisë!”, ka thënë ai.

Më tutje ai ka theksuar se ketë çështje ia ka besuar drejtësisë.

“Duke iu besuar organeve të drejtësisë, të cilat janë të thirrura të zbardhin gjithçka, dhe çfardo tjetër lidhur me këtë proces – tashmë të filluar”, ka përfunduar Nura.

Themes by WordPress