TV Arbëria ka hapur një sondazh, për të parë sesi është renditja e partive politike për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Pronari i TV Arbëria, njëherit edhe i kompanisë ISP Broadcast, Qëndrim Kryeziu ka dhënë detaje më shumë rreth këtij sondazhi, duke treguar se sondazhi përfshinë rajonin e Malishevës, Klinës, Lipjanit, Prishtinës dhe Prizrenit.
Metoda e këtij sondazhi është sipas intelegjencës artificiale, pra llogaritjet e sondazhit do të bëhen përmes intelegjencës artificiale, siç njofton Qëndrim Kryeziu.
Sipas Kryeziut të dhënat e sondazhit deri më tani janë befasuese.
“Ne edhe në zgjedhjet e kaluara kemi arritë dhe e kemi mbajtë, e kemi mbajtë një sondazh në Komunën e Malishevës, Komunën e Klinës, në Komunën e Prishtinës, në Komunën e Lipjanit, ka qenë edhe në Komunën e Prizrenit, dhe mazha e gabimit ka qenë 1%, kështu që edhe në këto zgjedhje ne kemi fillu para dy ditësh, me ba sonadazhin, me ditë se kush do të del e para, ka numra të befasueshëm deri më tani, jo nga ato që pretendojnë dhe mendojnë, do të ketë befasi shumë të mëdha të zgjedhjeve, në të njejtat komuna e kemi sondazhin, dhe llogaritet pothuajse edhe në nivel vendi sepse e kemi marrë edhe një program prej intelegjencës artificiale, duke llogarit klikimet e njerëzve, sepse sot nuk ja bënë askush askujt like, pa i pëlqy fotografia ose kandidati”, ka thënë Kryeziu.
Sondazhi tashmë është hapur dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Rezultatet finale priten të publikohen së shpejti, në fund të kësaj jave. /TV Arbëria