Hysamedin Feraj i Lëvizjes Vetëvendosje ka çuditur sot përdoruesit e rrjetit social Facebook, me një postim ku shfaqet goxha demokrat.
Feraj përmes një shkrimi ku arsyeton vendimin e kryeministrit Albin Kurti për të respektuar vendimin rreth Manastirit të Deçanit, thotë se nëse do të refuzohej, do ta vendoste pushtetin mbi dy pushtete të tjera.
“Entuziazmi populist që do të nxiste mund ta mbante në pushtet, por demokracia do te merrte tatëpjetën. Askush nuk duhet ta dojë një shoqëri ku sundon udhëheqësi mbi ligjet dhe institucionet.” – ka thënë ai.
Sipas Ferajt, kryeministrit Kurti ka mbrojtur bindjen demokratike.
“Duke zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ai ka zbatuar e mbrojtur bindjen demokratike përballë joshjeve dhe thirrjeve për sjellje, e pakta, autoritariste. I habitshëm është vetëm fakti se iu desh të urdhërojë Agjensionin Kadastral të zbatojë vendimin e GJK, gjë që Agjensioni duhej ta bënte automatikisht. Të gjithë, individët dhe institucionet, duhet të zbatojnë të gjithë vendimet e Gjykatës Kushtetuese”.ka shkruar tutje ai.
Kujtojmë se Feraj në të kaluarën është dënuar për gjuhen e tij të urrejtjes nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, por edhe Federata Evropiane e Gazetarëve.
Feraj është këshilltar i kryeministrit Kurti për mbikqyrjen e marrëveshjeve me Shqipërinë. /Nacionale/