Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Turqia uron 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Turqia uron 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Turqia ka uruar Kosovën në 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Në urim thuhet se do të vazhdojnë që ti zhvillojnë marrëdhëniet me Kosovën në çdo fushë.

“I urojmë popullit mik të Kosovës 17 vjetorin e pavarësisë. Do të vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhëniet tona në çdo fushë”, thuhet tutje.