Turqia do të shpallë tri ditë zie kombëtare pas sulmit në një spital në Gaza.
Kështu ka thënë një zyrtar i lartë turk për AFP, duke konfirmuar një raport në disa media lokale.
Njoftimi do të bëhet zyrtar me një dekret presidencial, sipas Özlem Zengin, nënkryetar i partisë së presidentit AKP në parlament, cituar nga transmetuesi shtetëror turk TRT dhe kanali privat NTV.
Ndërkohë bombardimi i Spitalit Arab al-Ahli ka shkaktuar një valë zemërimi dhe protestash në të gjithë Lindjen e Mesme, me protestues që dolën në rrugë në të paktën tetë vende për të dënuar sulmin vdekjeprurës.
Kështu, qindra njerëz demonstruan jashtë ambasadave britanike dhe franceze në Teheran, ndërsa disa mijëra u mblodhën në Sheshin Palestinë në qendër të qytetit.