Nga rrënojat e pallatit Kanatlı në qytetin Hatay janë shpëtuar 296 orë pas tërmetit tre persona, njëri prej tyre fëmijë.
Ekipet kryen punime të kërkim-shpëtimit në rrënojat e një ndërtese të shembur në rrugën Türkmenbaşı në lagjen General Şükrü Kanatlı.
Në punimet intensive të kryera nga ekipet e kërkim-shpëtimit në mesin e të cilëve morën pjesë edhe ato të ardhur nga Kirgistani, u identifikuan të gjallë 3 persona.
Ekipet u intensifikuan në zonën e identifikuar në rrënoja dhe 296 orë pas tërmetit shpëtuan një grua, një burrë dhe një fëmijë identitetet e të cilëve nuk janë përcaktuar ende.
Të lënduarit u dërguan në spital me ambulanca./TV Arbëria
Türkiye, 296 orë pas tërmetit në Hatay shpëtohen nga rrënojat 3 persona, njëri prej tyre fëmijë https://t.co/TyZPaLaJtD pic.twitter.com/y9KaXX7Yd3
— ANADOLU AGENCY (AL) (@aa_albanian) February 18, 2023