Në organizim të Federatës së Boksit të Kosovës (FBoxK), sot në Prishtinë u mbajt edicioni i 17-të i turneut tradicional të boksit “Pavarësia”.
Ky turne mblodhi boksierë nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
Gjatë turneut kishte duele të forta, ku boksierët pjesëmarrës treguan nivel të lartë garues.
Në përmbyllje të turneut u ndanë çmimet për më të mirët: Shpejtim Bajoku (Kosovë) boksieri më i mirë, Ahmed Koçi (Shqipëri) tekniku më i mirë, Shpejtim Shabani (Kosovë) – Arian Gashi (Kosovë) çifti më luftarak, Erijon Saidi (Maqedoni e Veriut) boksieri më i mirë i huaj dhe boksieri më Fair Play u shpall Latin Ivanov nga Bullgaria.
Turneu “Pavarësia” konfirmoi edhe një herë rëndësinë e tij në skenën e boksit vendor dhe ndërkombëtar.kp