Turku, Yusuf Dikec (51 vjeçar) fitoi një medalje argjendi në Lojërat Olimpike në Paris në garën 10 metra me pistoletë me ajër. Dikec u bë hit i vërtetë në rrjetet sociale.
Dikec iu afrua garës shumë i qetë, me njërën dorë në xhep dhe pa mjete standarde të qitjes. Shumica dërrmuese e garuesve olimpikë të kësaj gare mbajnë pajisje për vesh për të mbrojtur dëgjimin e tyre dhe syze të specializuara për të bllokuar shikimin në njërin sy.
Dikec nuk përdori asnjërën nga këto dhe kjo është arsyeja pse u bë menjëherë hit.
The Olympic #shootingsport stars we didn’t know we needed.
🇰🇷 Kim Yeji 🤝 Yusuf Dikeç 🇹🇷 pic.twitter.com/gfkyGjFg4I
— The Olympic Games (@Olympics) August 1, 2024