Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Turisti thyen rregullat në Itali, hidhet në Shatërvanin e Trevit – gjobitet me 500 euro

Turisti thyen rregullat në Itali, hidhet në Shatërvanin e Trevit – gjobitet me 500 euro

Një turist nga Zelanda e Re ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve italiane pasi ka thyer rregullat duke u hedhur në Shatërvanin e Trevit në Romë.

Në videot që po qarkullojnë në mediat sociale shihet turisti teksa niset me vrap dhe më pas hidhet me not në shatërvan.

Ai është gjobitur pasi ka injoruar ndalimin për t’u zhytur në shatërvan.

Pas incidentit, autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë.

Për veprimin e tij, ai është gjobitur me 500 euro dhe i është ndaluar hyrja në qytet.