Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Turi i Lajçakut në Beograd e Prishtinë, Maloku: Në vazhdën e jetësimit për atë që janë pajtuar palët

Turi i Lajçakut në Beograd e Prishtinë, Maloku: Në vazhdën e jetësimit për atë që janë pajtuar palët

Se cila do të jetë dinamika e zhvillimeve politike dhe hapat për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, e që për t’i shtyrë përpara këto procese edhe më tej ku pika të ‘nxehta’ përveç Asociacionit e zgjedhjeve në veri, së fundi po del edhe vendimi i BQK-së, ku u ndalua dinari serb, e për të gjitha këto zhvillime ka folur për TV Arbëria, politologu Albinot Maloku.

Sipas Malokut, Bashkimi Evropian përjashto traditën e presioneve vend e pa vend ndaj Kosovës kur flasim për jetësimin e pajtimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ndodhur vitin e kaluar, po presin e kërkojnë jetësimin e të njëjtit në terren.

Ai ka theksuar se pajtimi e pranimi i Planit Franko-Gjerman në esencë e ka themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicën serbe, gjë për të cilën po insiston edhe dizajnuesi i draft-statutit të këtij mekanizmi me dy emra e pa mbiemër.

“Marrëveshje finale nuk po cilësohet ngase e tillë nuk është, përderisa nuk e ka në qendër njohjen e ndërsjellë e të obligueshme ligjërisht mes Kosovës e Serbisë. Edhe vizita e diplomatit Lajçka në Beograd e Prishtinë është në vazhdën e rrugë-gjetjes së jetësimit të asaj për çka e kanë dhënë pajtimin palët”, ka nënvizuar mes tjerash politologu Albinot Maloku.

E emsari evropian për dialogun Miroslav Lajçak ka takuar Vuçiqin në Beograd, ku ky i fundit i është ankuar atij lidhur me themelimin e Asociacionit, zgjedhjet për komunat veriore sikur edhe që mos të ketë më provokime nga Kosova.

LEXO EDHE: Vuçiq-Lajçakut: Duam Asociacion, zgjedhje ne veri, jo provokime të reja nga Kosova

E pas takimit me Vuçiqin ka reagaur edhe Lajçak në platformën “X” ku ka thënë se kanë bërë një bilanc mbi gjendjen në dialog si dhe kanë folur edhe për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhëneve mes dy vendeve.

“Me të mbërritur në Beograd këtë mëngjes, u takova me Presidentin, Aleksandar Vuçiq. Në diskutimin tonë, u fokusuam në perspektivën strategjike për vitin 2024, bëmë një bilanc mbi situatën aktuale në dialog dhe folëm për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.

LEXO EDHE: Takimi me Vuçiqin, Lajçak: Bëmë bilancin mbi situatën aktuale në dialog dhe hapat për normalizim

Derisa nesër, Lajçak do ta takojë kryeministrin Kurti, ku pikë e nxehtë e takimit përveç Asociacionit e kushteve për zgjedhjet e reja në komunat veriore pritet të jetë si duket edhe vendimi i fundit i BQK-së për ndalimin e dinarit serb ngase shtetet e QUINT veç e kanë shtuar presionin që ky vendim të rishikohet edhe njëherë.

E për këtë sot edhe zëdhënësi i BE-së Petër Stano ka kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi që këtë çështje ta bisedojnë dhe ta zgjidhin në kuadër të dialogut në mes të palëve.

LEXO EDHE: BE, vendimin për dinarin e fut në zgjidhjen e ‘bisedimeve për dialogun’

/TV Arbëria

Themes by WordPress