Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Fushë Kosova përballet me reduktime të ujit, pas turbullimit në liqenin e Ujmanit

Fushë Kosova përballet me reduktime të ujit, pas turbullimit në liqenin e Ujmanit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se pas ngritjes së turbullirës në liqenin e Ujmanit , Fushë Kosova do të përballet me reduktime të ujit të pijshëm.

Sipas ujësjellësit të kryeqytetit, reduktimet do të jenë në oraret ora 10:00-16:00 dhe nga 23:00- 05:00.

“Situata vazhdon deri në njoftimin e radhës.Deri atëherë situata mbetet e njejtë. Nëse në ndërkohë situata përmirësohet, reduktimet ndërpriten”, thuhet në njoftim.

/TV Arbëria