Në Hagë do të zhvillohet një tubim në mbështetje të krerëve të UÇK-së, më 15 dhe 16 shtator, në lokacionin Malieveld.
Më 15 shtator, tubimi do të mbahet nga ora 20:00 deri në 23:00, ndërsa më 16 shtator nga ora 07:00 deri në 15:00. Pjesëmarrësit lejohen të kenë me vete flamuj, pankarta dhe tabela proteste.
Në lokacion do të vendoset edhe një ekran i madh i “Orës së Pritjes”, i cili do të numërojë mbrapsht deri në shpalljen e vendimit për krerët e UÇK-së.
Organizatorët kanë bërë thirrje që tubimi të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe dinjitoze, duke respektuar udhëzimet e autoriteteve të Hagës.
Sipas rregullave, nuk lejohet bllokimi i rrugëve, mbajtja e mjeteve që mund të përdoren për trazira, mbulimi i fytyrës, përdorimi i materialeve për djegie apo bartja e simboleve të ndaluara.