Tifozët grekë të Olympiacos në derbin kundër Aris kanë shpalosur mbrëmjen e djeshme në stadium banderola me fjalët ”Kosova është Serbi”, në mbështetje të terroristëve serbë të vrarë në Kosovë.
Banera të ngjashëm janë shfaqur në shumë ndeshje futbolli dhe basketbolli në muajt e fundit nga tifozë të ndryshëm të klubeve serbe, dhe atyre që janë mike të Serbisë.
Kujtojmë që para disa ditëve, një baner i till u shfaq edhe në ndeshjen Rumani – Kosovë, e vlefshme për kualifikueset e ”Euro 2024”.
/TV Arbëria