Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tallja e Isa Mustafës me kaqketën e ministrit Sveçla

Tallja e Isa Mustafës me kaqketën e ministrit Sveçla

Ish-Kryeministri i Kosovës dhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një intervistë për RTV 21, duke iu përgjigjur kritikave se qeveritë e kaluara nuk kanë bërë asgjë në luftimin e krimit dhe ilegalitet në pjesën veriore të vendit, ka pohuar se kjo nuk është e vërtetë.

Sipas Mustafës, krimi është luftuar nga institucionet që në atë kohë kanë vepruar në atë pjesë të Kosovës, sikur se gjykatat, prokuroria dhe policia.

Pra, ky aktivitet është bërë në mënyra tjera. Në qeverinë time deklaroi Mustafa, lufta kundër krimit nuk është zhvilluar me një Ministër të Brendshëm, sepse Ministri i Brendshëm nuk është marrë me ato punë.

Ministri i Brendshëm nuk ka shkuar me vu kaqketën e më dalë e me i reklamuar pushkët në veri të vendit. Por, ai i ka zhvilluar politikat brendshme, kurse drejtori i policisë në bazë të ligjit të policisë i ka menaxhuar operacione të tilla.

E sot ministri i Brendshëm e ka marrë rolin e Drejtorit të Policisë, më shumë edhe se këtë rol e ka marrë edhe atë të prokurorëve, gjykatave dhe jep deklarata thuajse është në të gjitha këto detyra për shkak të propagandës që po e zhvillojnë, ka përfunduar Mustafa.

/TV Arbëria