Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se sot me presidenten e vendit Vjosa Osmani, kanë diskutuar për disa çështje.
Lajçak bëri të ditur se me Osmanin kanë folur lidhur me zhvillimet e fundit në dialog, për zgjedhjet në veri të Kosovës dhe për takimin e fundit në Bruksel.
“Folëm për zhvillimet e fundit në dialog, në veçanti për zgjedhjet në veri të Kosovës dhe takimin e fundit që prita në Bruksel”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.
Appreciated the useful conversation with @VjosaOsmaniPRKS in the margins of #ADF2024. We spoke about the latest developments in the Dialogue, in particular elections in the north of Kosovo and the recent meeting I hosted in Brussels. pic.twitter.com/J4wDUVhyUZ
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 1, 2024