Modelja dhe aktorja Rike Roçi, e ftuar në “Fun Club” pas daljes përfundimisht nga shtëpia e Big Brother VIP, tha se nëse Fationi do të vazhdonte garën, do të ishte grup me të.
Ajo gjithashtu zbuloi se nëse i ka shkruar Fationi pas daljes së saj dje, ndërsa zhvilluan një bisedë të shkurtër në kamera, LIVE.
Ina: Cili do të ishte grupi jot Rike?
Rike: Fatkeqësisht, Fationi la lojën. Unë do isha grup me Fationin.
Ina: Do ishte Fationi në grupin tënd apo do ishe ti në grupin e Fationit?
Rike: Ne do ishim “Tavola a rotondo” (tavolina rrumbullake)
Ina: Epo ti e di që ajo nuk ekziston.
Rike: Ekziston, jo s’ka lidhje ne do të ishim grup.
Ina: A të ka shkruar Fatjoni tani që dole?
Rike: Jo, sepse nuk e ka numrin tim.
Ina: I bëjmë thirrje Fatjonit. Do ta jap unë pastaj.
Pak minuta më vonë, Ina e merr Fatjonin në kamer dhe ai përshëndet Riken, të cilës i thotë “Bëre mirë që dole”. /IndeksOnline/