Nga Agron Hoti
Vetëm kur e prapashliron mirë dhe s’e ke më frikën e Serbisë, pra jeton në liri që as në ëndërr s’e ke parë, ke kohë pastaj ta lartësosh rërën e Lindjes së Mesme përballë SHBA-së që të ka ndihmuar si askush në histori, që të jetosh aq i lirë bile për të të dalë kohë mjerisht edhe për bukëpërmbysje ndaj SHBA-së, duke e mbajtur trupin në Perëndim se po të jep për të ngrënë dhe mendjen pa mendje në rërën e Lindjes së Mesme që s’të jep bash asgjë.
Ju që lypni rërë të Lindjes së Mesme dhe që e doni aq shumë atë, shkoni more atje ndihmoni aleancën ruso-islame që historikisht ka qenë siç vazhdon të jetë antishqiptare, mos urinoni në konakun e Perëndimit që po ju mban me bukë o të krisur e të shitur. Merrni fëmijët dhe shkoni në Lindje të Mesme, sepse edhe atje ka tokë, ujë dhe ajër, edhe atje ka shkolla e armatë nëse vërtetë jeni aq trima.
Veç, me sa kemi parë, ju që po shiteni aq trima për rërën e Lindjes së Mesme, s’bëzanit kur pati thirrur Kosova kushtrimin në 1997-1999, sepse në atë kohë qenë shitur dimitë slim aq në përmasa planetare sa edhe vrima e miut na dukej e madhe për t’u fshehur nga prapafryerja, ndërsa sot e ngrehim gjoksin si të pulës duke e sharë SHBA-në me kafe përpara midis Prishtinës së çliruar, Munihut, Londrës apo Cyrihut. Bile ka asi e ksi që vetë jetojnë si grrofa në Perëndim, ndërsa Kosovës i çojnë selame që të frymojë si rëra e Lindjes së Mesme, deri aty shkon pafytyrësia dhe antikombëtarizmi i dikuj dikujt.
Po ku ishte ore deri dje rëra e Lindjes së Mesme kur na prente e sallatonte Serbia?! A s’qe dashur të çohej tërë Perëndimi në 1999 për të na e prapashliruar nga Serbia?! Ndërsa ne sot shajmë e poshtërojmë SHBA-në dhe lartësojmë rërën e Lindjes së Mesme që është në aleancë të hapur me Rusinë?!
Le të largohen trupat amerikane nga Kosova dhe do ta shihni pastaj se si do të na ri-çlirojë rëra e Lindjes së Mesme! Sigurisht që do të na ri-çlirojë duke na tjetërsuar kombëtarisht siç historikisht ka bërë, dhe edhe sot po synon në toka shqiptare kjo aleancë e rrezikshme ruso-islame me Serbinë si ushtarin e tyre të devotshëm në terren që vazhdon të ushqejë antiamerikanizëm brutal në Kosovë përmes fesë dhe politikës.
Shkoni ju trimat e fb dhe tiktoqes në rërën e Lindjes së Mesme dhe ndihmoni atje shpëtimin e aleancës ruso-islame, ndërsa na lini të qetë neve tucanave që ta shijojmë lindjen e diellit në Perëndim, falë të cilit shqiptaria kurrë më e lirë dhe më e begatë s’ka qenë që prej se ekziston.
27 shtator 2024
A.H.