Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Trupi i pajetë i një gruaje gjendet në oborrin e një shtëpie në Ranillug

Trupi i pajetë i një gruaje gjendet në oborrin e një shtëpie në Ranillug

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të hetimit të një vdekje në Ranillug.

Policia njofton se rasti konkretisht ka ndodh në Korminjan i Poshtëm, më 19.08.2026.

“Në oborrin e një shtëpie është gjetur trupi i viktimës F/K. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.