Trupat ukrainase kanë avancuar deri në 30 km brenda Rusisë, në atë që është bërë inkursioni më i thellë dhe më domethënës që kur Moska filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat e saj kishin angazhuar trupa ukrainase pranë fshatrave Tolpino dhe Obshchy Kolodez, ndërsa ofensiva në rajonin e Kurskut hyri në ditën e gjashtë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova akuzoi Kievin për “frikësimin e popullatës paqësore të Rusisë”, ka raportuar BBC.
Gjatë natës, Presidenti Volodymyr Zelensky e pranoi drejtpërdrejt sulmin për herë të parë, duke thënë se Ukraina po e shtynte luftën në “territorin e agresorit”.