Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Trumpi nominon miliarderen e “wreslingut” Sekretare për Arsim

Trumpi nominon miliarderen e “wreslingut” Sekretare për Arsim

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka nominuar miliarderen e botës së mundjes, Linda McMahon për Sekretare të Departamentit të Arsimit.

Ajo pritet të ngarkohet me mbikëqyrjen e agjencisë që Trumpi ka premtuar se do ta shpërbëjë.

Ai gjithashtu ka zgjedhur doktorin Mehmet Oz, ish-moderator i televizionit dhe kirurg i zemrës, si shef i agjencisë që do të mbikëqyr programet e sigurimeve shëndetësore për miliona të moshuar dhe me nevoja të veçanta.

McMahon ishte pjesë e administratës së Trumpit mes viteve 2017-2019.

Mirëpo ajo është e panjohur për fushën e arsimit, ani pse ka shprehur përkrahjen për disa reforma.

Themes by WordPress