Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Trump thotë se nuk ka folur për Maduron gjatë telefonatës me Putinin, thekson se nuk është i kënaqur me liderin rus

Trump thotë se nuk ka folur për Maduron gjatë telefonatës me Putinin, thekson se nuk është i kënaqur me liderin rus

Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk ka folur për presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, gjatë një telefonate të fundit me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

“Nuk kemi folur kurrë për Maduro-n,” u tha Trump gazetarëve në një konferencë për shtyp sot, raporton CNN.

Trump shtoi se aktualisht “nuk është i kënaqur me Putinin”, duke thënë: “Ai po vret shumë njerëz.”

Kujtesë: Rusia ka mbetur një aleate kyçe e regjimit të Maduro-s, përballë fushatës së Trump-it kundër qeverisë venezueliane.