Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Trump thotë se ‘më mirë nuk do të vendoste’ tarifa ndaj Kinës

Trump thotë se ‘më mirë nuk do të vendoste’ tarifa ndaj Kinës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ai “më mirë nuk do të vendoste tarifa ndaj Kinës”, pas zotimeve të vazhdueshme se do të godiste vendin me tarifa të mëdha importi.

Trump tha se mund të bënte një marrëveshje me rivalin më të madh ekonomik të Amerikës, sepse “ne kemi diçka që ata duan, ne kemi një enë me ari”.

“Ne kemi një fuqi shumë të madhe mbi Kinën dhe kjo janë tarifat – dhe ata nuk i duan dhe unë nuk do të më duhej t’i përdorja. Por është një fuqi e jashtëzakonshme mbi Kinën”, tha ai në një intervistë me Fox News e cila u transmetua të enjten në Shtetet e Bashkuara, shkruan The Guardian.

Kur Trump mori detyrën, ai tha se tarifat 10% për të gjitha importet kineze mund të fillonin deri më 1 shkurt – dhe në fushatë ai njoftoi për taksë deri në 60%.

Të premten, Pekini u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Kinës që të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre përmes “dialogut dhe konsultimit”.

“Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar Kinë-SHBA është reciprokisht i dobishëm”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Mao Ning.

“Luftërat tregtare dhe luftërat tarifore nuk kanë fitues dhe nuk u shërbejnë interesave të askujt apo interesave të botës”, shtoi ajo.