Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të shtunën se Kuba dëshiron të arrijë një marrëveshje dhe po negocion me të dhe Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.
Duke folur në takimin “Mburoja e Amerikave” të liderëve të Amerikës Latine në Miami të Floridës, Trump tha se Kuba ishte “në fund të vijës”, shkruan Reuters.
“Ata duan të negociojnë dhe po negociojnë me Marcon (Rubion), mua dhe disa të tjerë, dhe mendoj se një marrëveshje do të arrihej shumë lehtë me Kubën”, tha ai.