Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Trump thotë se “Krimea do të mbetet me Rusinë” teksa kërkon t’i japë fund luftës në Ukrainë

Trump thotë se “Krimea do të mbetet me Rusinë” teksa kërkon t’i japë fund luftës në Ukrainë

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë të botuar të premten se “Krimea do të mbetet me Rusinë”, shembulli më i fundit i presionit të udhëheqësit të ShBA-së ndaj Ukrainës për të bërë lëshime për t’i dhënë fund luftës, raporton AP.

“Zelenskyy e kupton këtë”, tha Trump, duke iu referuar presidentit ukrainas, “dhe të gjithë e kuptojnë se kjo ka qenë me ta për një kohë të gjatë”.

I pari i ShBA-së i bëri këto komente në një intervistë për revistën Time të zhvilluar të martën. Trump e ka akuzuar Zelenskyn se po e zgjat luftën duke u rezistuar negociatave me presidentin rus Vladimir Putin.

Krimea është një gadishull strategjik përgjatë Detit të Zi në jug të Ukrainës.

U pushtua nga Rusia në vitin 2014 teksa presidenti i ShBA-së Barack Obama ishte në detyrë, vite para pushtimit në shkallë të plotë që filloi në vitin 2022.