Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pak më parë me anë të një postimi në rrjetin e tij ‘Truth’, duke deklaruar se është bërë një ‘progres i madh’ me Rusinë dhe se zhvillimet ishin në proces e sipër.
“Progres i madh me Rusinë. Qëndroni në linjë. Presidenti DJT”, shkruan ai shkurtimisht në postim.
Ai nuk dha detaje të tjera se në cilën pikë të çështjes është arritur ky progres.
Por pavarësisht bisedimeve intensive për paqe dhe mbarimin e luftës, fronti regoi një panoramë tjetër të përgjakshme ditën e sotme, me të paktën 5 ukrainas të vrarë nga bombardimet ruse. Edhe Kievi iu përgjigj Moskës me sulme në zonën e Sumy.