“Sa herë që flas me Vladimirin, kemi biseda të mira, por pastaj ato nuk shkojnë askund. Thjesht nuk shkojnë askund,” tha presidenti Donald Trump, pas një takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar mbi negociatat e paqes, raporton BBC.

Njoftimi për sanksionet erdhi një ditë pasi Trump deklaroi se takimi i planifikuar me presidentin rus Vladimir Putin në Budapest do të shtyhej pa afat.

Më herët të mërkurën, Rusia kishte nisur një bombardim të ashpër mbi Ukrainën, ku u vranë të paktën shtatë persona, përfshirë fëmijë.