Donald Trump u takua me kandidatin e pavarur për president të SHBA-së, Robert F Kennedy Jr të hënën në Milwaukee, vetëm disa orë para se Trump të emërohej zyrtarisht si kandidat i Partisë Republikane.
Kampi i Kennedyt konfirmoi takimin pas raportimeve se ai po planifikonte të largohej nga gara dhe ta mbështeste Trumpin, raportoi New York Times. Raporti citon Stefanie Spear, një zëdhënëse për fushatën e Kennedy.
“Po, zoti Kennedy u takua me Presidentin Trump sot për të diskutuar mbi unitetin kombëtar dhe ai shpreson të takohet edhe me liderët e Partisë Demokratike. Dhe jo, ai nuk do të largohet nga gara”, tha ajo.
Spear shtoi: “Ai është i vetmi kandidat pro mjedisit, pro-zgjedhjes, kundër luftës që e mund Donald Trumpin në sondazhet kokë më kokë”.