Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Trump: Starmer do të japë dorëheqjen si kryeministër i Britanisë

Trump: Starmer do të japë dorëheqjen si kryeministër i Britanisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar në rrjetin e tij social se kryeministri britanik Keir Starmer do të largohet nga posti që mban aktualisht.

Në mesazhin e publikuar, Trump u shpreh se Starmer ka dështuar në dy fusha që ai i konsideron thelbësore: emigracionin dhe energjinë.

Advertisement“Keir Starmer do të japë dorëheqjen si Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar. Ai dështoi keq në dy çështje shumë të rëndësishme – emigracionin dhe energjinë (hapeni naftën e Detit të Veriut!). I uroj çdo të mirë”, shkroi Trump.