
Komentet vijnë pasi Zelensky u takua me të dërguarin e SHBA-së në Kiev, Keith Kellogg, për bisedime mbi luftën, shkruan BBC
Një konferencë shtypi që dyshja duhej të mbanin u anulua në minutën e fundit, por Zelensky vazhdoi të thoshte në mediat sociale se ata dy kishin pasë “diskutime të mira”.
Aleatët e Ukrainës në Europë kaluan pjesën më të madhe të së enjtes duke denoncuar disa nga komentet e Trumpit një ditë më parë, ndërsa liderët nga i gjithë spektri politik përsëritën se Rusia e kishte filluar luftën – jo Ukraina – dhe se Zelensky nuk ishte një “diktator”, ndryshe nga çfarë kishte thënë Trump.
Mbretëria e Bashkuar tha se mbetet “e hekurt” në mbështetjen e saj për Kievin, ndërsa Franca paralajmëroi se Rusia përbën “një kërcënim ekzistencial” për Europën.
Ndërkohë, Kremlini ka përshëndetur qëndrimin e presidentit amerikan, ndërsa zëdhënësi Dmitry Peskov duke thënë se Rusia ishte “absolutisht” dakord me Trump pasi ai i kërkoi Zelenskyt “të lëvizte shpejt” për t’i dhënë fund konfliktit.