Trump është mburrur vazhdimisht se ka bërë një test njohës dhe se Biden “nuk duhet” ta bëjë atë sepse ka frikë nga rezultatet.
Këtë herë, ish-presidenti i SHBA-së ka “përmbysur tavolinat” dhe në vend që ta tallej deri më tani, ka ftuar demokratin që ta bëjë këtë test në një mënyrë tjetër.
Përkatësisht, Trump i ka thënë se ata të dy “do të jenë ekip për herë të parë” dhe se këtë duhet ta bëjnë për qytetarët e SHBA-së.
Kujtojmë se pasi Biden pati një ecuri të keqe në debatin kundër Trumpot, u intensifikuan thirrjet që ai të tërhiqej nga fushata dhe t’i japë vendin një kandidati më të ri.
Shkak për këtë janë gafat e shpeshta dhe mungesa e përgjithshme e koherencës që 81-vjeçari tregon në daljet e tij publike, shkruan thehill.
Ndër të tjera, George Clooney, aktor i famshëm amerikan dhe donator i madh i Partisë Demokratike, e ftoi atë të tërhiqej nga gara për president.
Nga ana tjetër, presidenti aktual i SHBA-së ka përsëritur vazhdimisht se nuk do të tërhiqet dhe se mund ta mposht Trumpin në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.