Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sot është takuar me kryeministrin britanik Keir Starmer në Skoci.
Gjatë një paraqitjeje për gazetarët, Trump tha se ka shumë armëpushime në botë.
Trump thotë se, nëse ai nuk do të ishte në detyrë, do të zhvilloheshin gjashtë luftëra.
“Ne po merremi me Tajlandën dhe bëjmë shumë tregti me Tajlandën dhe me Kamboxhian, megjithatë po lexoj se po vrasin njëri-tjetrin. E dini, ata po luftojnë. Ata janë në luftë. Dhe them se kjo duhet të jetë e lehtë për mua sepse kam rënë dakord me Indinë dhe Pakistanin dhe Serbinë dhe Kosovën që po e bëjnë këtë”, tha Trump.