Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Trump pyet presidentin sirian: Sa gra ke?

Trump pyet presidentin sirian: Sa gra ke?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë presidentin sirian Ahmed al-Sharaa, në një takim që dikur do të dukej i paimagjinueshëm për shkak të historisë së tensionuar mes dy vendeve.

Al-Sharaa, një ish-komandant i Al-Kaedës, i cilësuar dikur si terrorist nga Uashingtoni, qëndroi përkrah Trump në një takim që shënoi vizitën e parë zyrtare të një udhëheqësi sirian në Shtëpinë e Bardhë që nga pavarësia e Sirisë nga Franca në vitin 1946.

Vizita e presidentit sirian vjen në një moment të ndjeshëm diplomatik, pasi Shtetet e Bashkuara sapo kanë zgjatur pauzën e sanksioneve ndaj Sirisë për 180 ditë të tjera, një veprim që mund të hapë rrugën për rifreskimin e marrëdhënieve dypalëshe pas dekadash armiqësie.

Një video nga takimi, e cila është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ka tërhequr vëmendje për shkak të një momenti të pazakontë dhe humoristik midis dy udhëheqësve.

Në video, Trump shihet duke i dhuruar Al-Sharaa-s një shishe parfumi, teksa e spërkat mbi të dhe thotë me shaka:

“Është aroma më e mirë… Dhe tjetra është për gruan tënde”.

Më pas, presidenti amerikan e pyet me humor:

“Sa gra ke?”

Kur Al-Sharaa i përgjigjet “një”, Trump ia kthen duke qeshur: “Nuk i dihet kurrë!”