Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka nominuar Howard Lutnickun për Sekretar amerikan të Tregtisë – figurë e cila pritet të ketë qasje të ashpër ndaj Kinës.
Lutnick do të udhëheqë edhe agjendën shtetërore për tarifa dhe tregti, me “përgjegjësi direkte për Zyrën e Përfaqësuesit Tregtar të SHBA-së”, ka thënë Trump përmes një deklarate.
Tarifat janë pikë kyçe në agjendën ekonomike të Trumpit dhe ai ka premtuar se do të vendosë masa tregtare gjithëpërfshirëse për të gjitha importet kur të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Lutnick është shef ekzekutiv i kompanisë për shërbime financiare Cantor Fitzgerald, dhe aleat i Trumpit.