Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Trump “ngriu” fondet, amerikanët rikthehen në SPAK dhe GJKKO në Tiranë

Trump “ngriu” fondet, amerikanët rikthehen në SPAK dhe GJKKO në Tiranë

Mbështetja dhe mbikëqyrja amerikane ka rikthyer praninë në Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë (GJKKO) në Shqipëri. Pas ndalimit të fondeve nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për një periudhë 90-ditore, ekspertët amerikanë të OPDAT janë rikthyer në Shqipëri për të rinisur bashkëpunimin me këto institucione.

Mësohet se përfaqësuesit amerikanë zhvilluan takime këtë të mërkurë në ambientet e SPAK dhe GJKKO, duke vazhduar asistencën për luftën kundër korrupsionit. Urdhri i Trump për ngrirjen e fondeve kishte ndikuar edhe në institucionet e tjera shqiptare, si ministritë dhe Kuvendi, për shkak të shqetësimeve për shpërdorimin e taksave amerikane. Pas një periudhe kontrolli, Sekretari i Shtetit Marco Rubio njoftoi mbylljen e shumicës së projekteve ndërkombëtare, duke përfshirë ato në Shqipëri.