Blog Post

Arbëria TV > Bota > Trump kritikon shkëmbimin e të burgosurve midis SHBA-së dhe Rusisë

Trump kritikon shkëmbimin e të burgosurve midis SHBA-së dhe Rusisë

Shkëmbimi më i madh i të burgosurve midis Rusisë dhe Perëndimit që nga epoka e Luftës së Ftohtë ndodhi sot, me 24 persona të liruar gjithsej, ka konfirmuar SHBA-ja. Shtëpia e Bardhë tha se 16 të burgosur ishin liruar dhe po ktheheshin në Evropë dhe SHBA.

Midis tyre është edhe reporteri i Wall Street Journal, Evan Gershkovich. Në këmbim, tetë rusë janë liruar nga burgjet në SHBA, Norvegji, Gjermani, Poloni dhe Slloveni, duke përfshirë individë të akuzuar për aktivitete të inteligjencës.

Ndaj kësaj marrëveshje për lirimin e të burgosurve ka reaguar Donald Trump.

Ish-presidenti amerikan deklaroi se publiku do të dëgjojë më shumë detaje rreth ‘tregtisë’ midis Rusisë dhe Perëndimit.

“Sa njerëz marrim ne në shkëmbim të atyre? A po u japim edhe para në dorë?”, pyet ai përmes platformës sociale Truth Social.

“A po na japin para (Ju lutemi tërhiqeni këtë pyetje, sepse jam i sigurt se përgjigja është JO)? A po lirojmë vrasës, kriminelë apo banditë?”, shtoi 78-vjeçari, shkruan bbc.

Ish-presidenti amerikan pretendon se “ne nuk bëjmë kurrë marrëveshje të mira, për asgjë, por veçanërisht shkëmbime pengjesh” dhe thotë se negociatorët amerikanë janë “gjithmonë një siklet për ne!”