Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi sot se po shqyrton të vendosë sanksione ‘në shkallë të gjerë’ ndaj Rusisë për të detyruar negociata direkte me Ukrainën që do të çonin në një armëpushim, njofton LUSA.
“Meqenëse Rusia po godet rëndë Ukrainën në fushën e betejës, po shqyrtoj sanksione të plota bankare, sanksione dhe tarifa ndaj Rusisë deri sa të shpallet një armëpushim dhe një marrëveshje për paqen,” paralajmëroi Trump në rrjetin social TruthSocial.
“Për Rusinë dhe Ukrainën: vini tani në tryezën e negociatave, përpara se të jetë shumë vonë,” përfundoi ai.”