Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur se Hamasi ka kohë prej tre deri në katër ditë për përgjigjen e tyre ndaj planit të paqes.
“Ne thjesht po presim Hamasin. Nuk ka shumë hapësirë për negociata”, tha ai.
Në rast se Hamasi e refuzon këtë plan, Trump ka deklaruar se do ta “lërë Izraelin të shkojë dhe të bëjë atë që duhet të bëjë”.