Në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Donald Trump ka folur në Shtëpinë e Bardhë rreth zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, duke thënë se ka pasur komunikime me Hamasin për çarmatimin e grupit.
Ai deklaroi se e mori lajmin nga vetë Hamasit pas një bisede ku, sipas tij, ishte folur për çarmatimin e organisë. Trump tha se bisedimet janë zhvilluar “përmes njerëzve të tij në nivelin më të lartë”.
Presidenti Trump u shpreh se, nëse Hamas nuk do të çarmatoset vullnetarisht, SHBA-ja do të ndërhyjë.
“Nëse ata nuk çarmatosen, ne do t’i çarmatosim. Dhe kjo do të ndodhë shpejt dhe ndoshta me dhunë”, tha ai gjatë një takimi me presidentin argjentinas Javier Milei në Shtëpinë e Bardhë.
Trump gjithashtu komentoi veprime brenda Gazës, duke thënë se Hamasi “shkatërroi dy banda shumë të liga” dhe “vrau një numër prej tyre”, një fakt që sipas tij nuk e shqetësoi shumë.