Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Trump e “ngushton” Starmerin në Shtëpi të Bardhë me pyetjen: A mund të përballet Mbretëria e Bashkuar vetë me Rusinë?

Trump e “ngushton” Starmerin në Shtëpi të Bardhë me pyetjen: A mund të përballet Mbretëria e Bashkuar vetë me Rusinë?

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump.

Gjatë takimit, Guardian raporton se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk është përgjigjur qartë kur u pyet nëse SHBA do t’u vijë në ndihmë trupave potenciale britanike të dislokuara në Ukrainë.

Trump tha se britanikët mund të “kujdeseshin shumë mirë për veten” dhe lavdëroi ushtrinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Ai më pas tha nëse Mbretëria e Bashkuar kishte nevojë për ndihmë, ‘Unë do të jem gjithmonë me britanikët, do të jem gjithmonë me ta’.

Pas kësaj përgjigje, Trump e pyeti kryeministrin britanik Keir Starmer, nëse Britania mund të “përballet vetë me Rusinë” përpara se të shpërthente në të qeshura.