“M’ke frikësu”, E shohim sa i pastër je”/ Peci përplaset në komente me Qumështoren Drena

Një thirrje e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, për...

Siljanovska-Davkova takohet me presidentin Biden

Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Trump dhe Zelensky takohen në New York

Extra AL PVC

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u takua në Nju Jork me Donald Trumpin, kandidatin republikan për president të Shteteve të Bashkuara.Takimi vjen mes rritjes së tensioneve mes dy zyrtarëve lidhur me mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit të nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

“Mendoj se kemi një qëndrim të përbashkët se lufta në Ukrainë duhet të ndalet dhe [presidenti rus, Vladimir] Putin nuk mund të fitojë”, tha Zelensky.Pasi arritën së bashku në takim, Trump tha se “vetë fakti që jemi bashkë sot është shenjë e mirë”.

Takimi u zhvillua në Kullën Trump në Nju Jork, një ditë pasi nënpresidentja amerikane Kamala Harris, kundërshtarja demokrate e Trumpit në zgjedhjet e nëntorit, u takua me liderin ukrainas dhe shprehu mbështetje të palëkundur për Ukrainën.Trump dhe Harris kanë qëndrime të ndryshme sa i përket mbështetjes së Ukrainës, teksa lufta mes Ukrainës dhe Rusisë po vazhdon.

Trump në ditët e fundit ka lavdëruar fitoret historike ushtarake të Rusisë dhe ka insistuar se SHBA-ja ka nevojë “të largohet” dhe t’i japë fund përfshirjes me Ukrainën.Gjatë një interviste për The New Yorker, që u publikua më herët gjatë kësaj jave, Zelensky la të kuptohet se Trumpi nuk e kupton dhe e thjeshton konfliktin. Udhëheqësi ukrainas tha se kandidati i Trumpit për nënpresident, JD Vance, ishte “shumë radikal” dhe po avokon që Ukraina “të bëjë një sakrificë” duke “hequr dorë nga territori i saj”.

spot_img

Të fundit

“M’ke frikësu”, E shohim sa i pastër je”/ Peci përplaset në komente me Qumështoren Drena

Një thirrje e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, për...

Siljanovska-Davkova takohet me presidentin Biden

Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova...

Osmani thotë se Kosova është 100% në linjë me SHBA-në për ngjarjet në Lindje të Mesme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së djeshme...

“M’ke frikësu”, E shohim sa i pastër je”/ Peci përplaset në komente me Qumështoren Drena

Një thirrje e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, për bashkatdhetarët, ka qenë “mollë sherri” mes tij dhe kompanisë “Qumështorja Drena”. “Të dashur bashkatdhetarë. Ju ftoj...

Rrjeti i OJQ-ve AVONET: Komuna e Ferizajt nënshkruan kontratë për operatorin ekonomik që ka të dënuar përfaqësuesin e saj për mashtrim

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka shprehur shqetësimin me Komunën e Ferizajt, në lidhje me nënshkrimin e kontratës me operatorin ekonomik që sipas tyre ka...

Siljanovska-Davkova takohet me presidentin Biden

Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova gjatë qëndrimit të saj zyrtar në SHBA në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së...