Ndonëse nuk ishin takuar asnjëherë më parë më njëri-tjetrin përpara debatit presidencial, Donald Trump pati një tjetër shtrëngim duarsh brenda pak orësh me kandidaten demokrate Kamala Harris.
Këtë herë, dy kandidatët për Shtëpinë e Bardhë u takuan në ceremoninë përkujtimore që u mbajt në Nju Jork në nder të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe kreu i demokratëve në Senat, Chuck Schumer, teksa Trump shoqërohej nga kandidati i tij për zv.president J.D. Vance.
Më herët gjatë ditës, Trump dhe Harris u përballën në një debat të ashpër televiziv përpara zgjedhjeve, që për shumë media tregoi një epërsi të kandidates demokrate karshi manjatit.