Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një “diktator”

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një “diktator”

Presidenti amerikan Donald Trump shkaktoi reagime të ashpra kur e quajti presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, “diktator”.

Megjithatë, kur u pyet nga gazetarët në Zyrën Ovale, ku ishte bashkë me kryeministrin britanik, Sir Keir Starmer, për ta përsëritur deklaratën, ai “u tërhoq” duke thënë: “A thashë unë këtë? Nuk mund ta besoj që e kam thënë”.

Veç kësaj, gjatë deklarimeve aty, Trump tha se Ukraina nuk do të bëhet pjesë e NATO-s dhe se përparësia e tij kryesore është ndalimi i luftës.

Ai u shpreh optimist për një marrëveshje paqeje, duke theksuar se Rusia ka vepruar “shumë mirë” në bisedimet e fundit dhe se ka besim që një marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin do të arrihet.