Anne Hathaway është pa dyshim një nga bukuroshet natyrore më të mëdha në botë, ndaj ne i marrim si të mirëqena truket e saj të bukurisë
Ashtu si shumica e personazheve të famshëm, Anne Hathaway është mjaft aktive në TikTok dhe videoja e saj e fundit, e cila përfshin përdorimin e shiritave të flokëve për buzë më të plota, ka intriguar 5.9 milionë njerëz. A funksionon vërtet?
Aktorja postoi një video në TikTok-un e saj ku u tregoi ndjekësve të saj një truk që përdor për t’i bërë buzët e saj të duken më mirë. Ndërsa përgatitej për xhirimet, Anne Hathaway, në shoqërinë e parukierit të saj Adir Abergel, zbuloi një truk me kapëse flokësh.
Ky është një truk mjaft i thjeshtë bukurie. Thjesht shtypni butësisht buzët me majat e kapëses së flokëve. Ju duhet ta bëni këtë për rreth 30 sekonda për të filluar të shihni rezultate, transmeton Telegrafi.
“Po vijmë në set, i hodha një sy monitorit dhe vura re që buza ime e sipërme m’u duk paksa e tharë”, tha ajo në videon tashmë virale të TikTok.
“Kështu që i kërkova Adirit një kapëse flokësh. Stimulova buzën me kapëse flokësh në përpjekje për të rikthyer pak gjak dhe për të marrë pak qarkullim. Të gjithë më shikonin sikur të kisha tri koka”, tha ajo.
Mos harroni, ju nuk dëshironi të lëndoni veten, thjesht dëshironi të stimuloni pak lëkurën.
“Mund ta teproni”, paralajmëroi aktorja në videon e saj.
“Ky truk është menduar të jetë një truk i butë që ju nuk e bëni për më shumë se 30 sekonda. Mos e teproni… Nëse shihni gjak, keni shkuar shumë larg”.
A funksionon vërtet truku me kapëse flokësh?
Po, truku i Anne Hathaway për buzë më të plota funksionon. Nëse i bëni siç duhet, buzët tuaja duhet të kenë një pamje pak më rozë dhe më të trashë. Duke trokitur butësisht buzët, ju lejoni më shumë rrjedhje gjaku në buzë, duke i bërë ato më të errëta dhe më të plota.